E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati: I kisha përgjimet, nuk i publikova

Avokati mbrojtës në rastin “Kleçka” dhe “MTPT”, Bajram Tmava e mohon se materialet e përgjimeve mund të kishin dalë prej tij. 

“Nuk e mendoj se dikush prej neve ka marr guximin që të publikojë këto materiale. Nëse vërtetohet se kush e ka bërë shëprndarjen e tyre jam i gatshëm që të jap përgjegjësi” ka thënë Tmava në KTV.

Ai ka thënë se janë publikuar materiale më të ndjeshme se këto. “Janë publikuar dëshmi të dëshmitarit X dhe nëse e ka këtë shenjë ai është dëshmitar i mbrojtur dhe kush i ka marrë e kah i ka marrë ende nuk dihet . Askush nuk ka pyetur se kush i ka publikuar dhe si janë publikuar materialet në rastin “Kleçka” dhe “MTPT””, ka thënë Tmava.

Ai e pranon se i ka pasur këto materiale më herët. “I kam materialet e përgjimeve. Janë 31 CD. Për atë që e kam marrë dhe e kam nënshkruar , jap përgjegjësi. Ende nuk i kam hapur. Unë i hap ato materiale vetëm gjashtë ditë para seancës, Unë kam kërkuar nga gjykatësi që të mi sjellë materialet e transkriptuara, jo të incizuara. Për mua nuk paraqesin kureshtje”

Sipas tij, Kryeministri ka të drejtë ta kërkojë autorin e shpërndarjes dhe publikimit të tyre.
Për Grabovcin, bisedat e të cilit janë publikuar, thotë se nuk e di sigurt por ai beson se nuk është nën hetime meqë s’ka aktakuzë për të./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›