E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK e LDD po e përçajnë PDK-në në Drenas

Kryetari i seksionit të fshatit Zabel i Ulët të Drenasit, Blerim Buqinca, thotë se PDK-në në Zabel po e ndajnë anëtarët e partive tjera, konkretisht të LDK-së dhe të LDD-së.

Ai ka akuzuar kryetarin e nëndegës së Komoranit, Bislim Zogaj se ai po i zgjedh anëtaret e këtyre partive e po i largon ata të PDK-së, shkruan “Tribuna Shqiptare”.

Por, këtë nuk e pranon Zogaj, i cili thotë se fajtor është Izet Ibrahimi që i ka drejtuar zgjedhjet e seksionit në këtë fshat, ndërsa me familje është munduar t’i bëjë dy mbledhje, apo dy grupe”, ka thënë ai.

Por, Ibrahimi thotë se kjo nuk është e vërtetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›