E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKI-ja pritet ta marrë kontrollin e përgjimeve

Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përgjime të telekomunikimeve parashihet të shkatërrohen të gjitha të dhënat që janë mbledhur gjatë përgjimeve të mëhershme.

Qendra ku do të bëhet grumbullimi i informatave të reja nga përgjimet parashihet të vendoset brenda Agjencisë së Kosovës për inteligjencë.

Operatorët telefonik do të jenë të obliguar ta përgatisin infrastrukturën për përgjime, në të kundërtën do të rrezikojnë me humbje të licencave.

Në bazë të projektligjit, një kopje të së cilit e disponon “Koha Ditore”, përgjimet mund të bëhen me autorizimin e Policisë së Kosovës, AKI-së, Doganave dhe EULEX-it.

Me projektligj ndalohet të bëhet përgjimi pa autorizim, por nuk sanksionohet masa e ndëshkimit ndaj atyre që e keqpërdorin funksionin që u është besuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›