Pas dialogut politik, Thaçi president e Hardinaj kryeministër

Hashim Thaçi do ta mbajë postin e kryeministrit së paku derisa të përfundojë dialogu i nivelit të lartë politik, i nisur kohë më parë me Serbinë.
Pastaj pritet të pasojë rokada, që do të mund ta qonte atë në majë të pushtetit.
Burime vendore dhe ndërkombëtare i kanë thënë “Kohës Ditore” se ka një plan ndërmjet PDK-së e AAK-së për bashkëqeverisje afatgjatë, me të cilin Haradinaj parashihet ta zëvendësoj Thaçin në postin më të lartë në ekzekutiv.
Mirëpo që plani të realizohet, duhet siguruar edhe mbështetja nga partia më e madhe opozitare, LDK.
Kjo, për të siguruar pjesëmarrjen në sallën e Kuvendit të dy të tretave të deputetëve, në procesin e votimit të Thaçit si president.
Por, plani pritet të mos implementohet pa përfunduar dialogu Kosovë – Serbi.
......
Një ditë pasi Ramush Haradinaj ka bërë publike ambicien për të marrë postin e Kryeministrit, ka ardhur përgjigja e partisë së Hashim Thaçit.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se partia e tij as që ka menduar dhe folur për mundësinë që liderit të AAK-së t’i jepet posti më i lartë qeveritar.
Megjithëkëtë, Kuçi ka thënë se PDK-ja po mendon të ndërtojë partneritet me AAK-në, jo vetëm në këtë mandat zgjedhor, por të paktën edhe në mandatin e ardhshëm.
“Personalisht mendoj se duhet ta ndërtojmë një partneritet afatgjatë me AAK-në. Kjo nënkupton jo vetëm brenda këtij mandati zgjedhor, por edhe për mandatin tjetër”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.
Por a do t’ia lëshojë postin Hashim Thaçi Ramush Haradinajt?
“As s’e kemi menduar dhe as s’e kemi biseduar”, ka thënë Kuçi.
Burime diplomatike kanë thënë për “Express” se Kryetari i AAK-së mund të bëhet Kryeministër vetëm pas zgjedhjeve të reja./Indeksonline/