E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjen masive pyjore me pisha

Zjarret kanë shpërthyer në fshatin Meselim të komunës Postribë të Shkodrës, duke shkrumbuar masivet me pisha. Zjarrfikësit e kanë pasur të pa mundur të hyjnë për shkak të terrenit malor.

Në këtë mënyrë, është dashur ndërhyrja e ushtrisë me mjete rrethanore për të shuar flakët. Zjarre ka pasur në zona të Tepelenës dhe Mallakastrës, ku janë djegur kryesisht kullota dhe ullinj.

Në Mallakastër, zjarrfikësit mundën të shuanin zjarrin. Rritja e temperaturave ka bërë të ketë përhapje të mëdha të zjarreve, por vlen të theksohet se ndryshe nga vitet e shkuara, këtë verë, të paktën gjer më tani nuk ka pasur zjarre të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›