E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 47-vjeçarin për një vrasje të para 70 vitesh

Vrasja e djeshme në Rrëshen, kur një burrë mbeti i vrarë, kishte të bënte me hakmarrje.

E jo pak, por janë dashur të kalojnë 70 vite për të marrë hak mbi një vrasje të ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Viktima ishte shtetasi Ndue Lleshi, 47-vjeç, babai i dy fëmijëve, i cili u vra nga shtetasi, Fran çupi. 80-vjeç. Duket se i moshuari në fund të jetës së tij, ka menduar të bëjë edhe një vrasje, për t'u hakmarrë për babain e tij tij të vrarë para shtatë dekadash.

Pas krimit, i moshuari ka shkuar pranë familjes ku ka rrëfyer ngjarjen, ndërkohë që e gjithë familja është ngujuar për të zbatuar ritualin e kamotshëm të ngujimit që daton që në mesjetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›