E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Popullit heton shoqerimin e banoreve

Avokati i Popullit ka nisur hetimet per verifikimin e shoqerimit te tre banoreve te fshatit Gerdec, ne Komisariatin nr. 6 Tirane, ku edhe jane marre ne pyetje. Pas shoqerimit, tre personat mesohet se kane shkuar ne zyrat e Avokatit te Popullit, ku edhe kane depozituar nje ankese per shoqerimin e tyre. Behet fjale per Shefki Sefaj, 35 vjec, banues ne fshatin Gerdec, Gezim Gjoni, 48 vjec, banues ne Bashkine Vore, si dhe Ilir Ramollari, 33 vjec, banues ne Valias. Ne ankesen e depozituar ne keto zyra behet e ditur se keta te fundit deshirojne te dine arsyet perse jane shoqeruar. Pas plotesimit te te gjitha te dhenave, ekspertet kane nisur edhe hetimet ne lidhje me kete ngjarje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›