Shirat demtojne kraterin
Kushtet e keqija atmosferike sjellin dhe ngadalesimin e punimeve ne kraterin e shperthimit te Gerdecit, ku dy dite me pare kane zbarkuar dhe ekspertet amerikane, qe kane ardhur ne ndihme te prokurorise shqiptare. Drejtues te operacionit, deklaruan gjate dites se djeshme se zona e rrezikshme eshte 10 hektare dhe deri tani eshte pastruar dhe kontrolluar ne imtesi vetem 3 hektare te siperfaqes. Gjithashtu, nje dite me pare, eksperte kriminaliste mendojne se vendi i ngjarjes ne Gerdec eshte prishur mjaft gjate ketyre tre javeve pas shperthimit dhe kjo do te sjelle mjaft veshtiresi ne zbardhjen e shkaqeve reale te ketij shperthimi. Vendngjarja, edhe pse e keqyrur disa here nga grupi hetimor dhe eksperte te ushtrise, ka rezultuar se eshte mjaft e demtuar, por jo ne menyre te qellimte. Prishja e vendit te ngjarjes ka ardhur si pasoje e kerkimeve te shumta per trupat e pajete te gjendur ne brendesi te kraterit, mospasjes dijeni nga ana e xheniereve apo fadromisteve per ate qe po shkaktonin krejt pa dashje, apo dhe te tjere faktoreve, po kaq te rendesishem. Nje ekspert i njohur kriminalist, i pyetur rreth mundesise per te zbardhur shkaqet reale te shperthimit ne fabriken e demontimit ne Gerdec, eshte shprehur se, "ne vendin ku ndodhi shperthimi, per shkak te emergjences ne gjetjen e trupave me apo pa jete, operacion ky qe ka zgjatur me teper se dy jave, si dhe faktit qe aty kane punuar persona qe nuk kane pasur njohuri rreth demtimeve, qe po shkaktoheshin ne vendngjarje, pasi kjo ishte e fundit gje qe mund te mendoje ne ato momente, ka pasur prishje te vendngjarjes". Por, nje tjeter faktor me rendesi ka qene edhe pamundesia e grupit hetimor dhe eksperteve per te qene te pranishem qe ne momentet e para ne vendin ku ndodhi shperthimi, kjo per shkak te predhave te pashperthyera perreth zones, apo dhe koha, situata e keqe e motit, solli nje moskeqyrje si duhet te vendit te ngjarjes. Keta faktore e bejne te pamundur zbulimin ne vendngjarje te shkakut te shperthimit, i cili mund te dale vetem fale deshmive te te mbijetuarve. Nderkohe qe, ky version i fakteve eshte mbeshtetur edhe nga ambasadori amerikan, Uithers, i cili eshte shprehur se vendi i ngjarjes ne Gerdec nuk eshte mirembajtur. Disa dite pas shperthimit, ne vendin e ngjarjes ka mberritur njeri nga prokuroret e ceshtjes dhe hetuesit e tij, te cilet kane keqyrur me kujdes vendin ku ndodhi shperthimi. E kane pasur te pamundur te realizojne ate qe donin, por kane mundur te pakten te ndertojne nje skice te vendit te ngjarjes, si dhe te gjejne elemente mjaft te rendesishem ne dokumentacion. Dje kane vazhduar hetimet edhe nga ekspertet e agjencise ATF dhe te FBI-se amerikane ne zone.
A.Cena
A.Cena