E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Veleshnja: Ky është një proces i montuar

24 tetori do të jeta dita, në të cilën shpallet vendimi i ekspertëve për videopërgjimin Meta-Prifti. Kjo është koha e vendosur nga Gjykata e Lartë për ekspertët, të cilët do të ekspertojnë të gjitha materialet për të përcaktuar autenticitetin e videopergjimit Meta-Prifti. Gjykata vendosi që riekspertimi i orës, i cili është objekti që ka kryer përgjimin, të bëhet nga ekspertët nën mbikqyrjen e prokurorisë. Shkak për këtë është është bërë fakti, se ora ka dy materiale të tjera të regjistruara, për të cilat prokuroria ka nisur çështje penale. Për këtë arsye, ka reaguar edhe avokati i Metës, Gëzim Veleshnja.
 

“Iu kërkua gjykatës që ekspertët të mos i vënë në dispozicion orën, me të cilën është realizuar përgjimi. Ora, si e vetme provë materiale, tregon se është proces i montuar. Mungesa e provës origjinale materiale, në vështrim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, e bënë këtë proces të parregullt ligjërisht. Çdo filmim, që gjendet në objekte të tjera jashtë provës materiale, nuk mund të përdoret në një proces të rregullt gjyqësor”, u shpreh avokati Veleshnja.
 

Në një seancë maratonë, e cila zgjati 5 orë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për përjashtimin e ekspertëve dhe ka vendosur për ta edhe 18 detyra që do që kryejnë për të bërë të mundur ekspertimin e videopërgjimit Meta-Prifti. Ata do të kryejnë ekspertimin e orës, lap topit dhe gjithashtu edhe të USB, për të parë nëse videoja është autentike apo e montuar.

Tre ekspertët, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, kanë kërkuar një muaj kohë për të kryer këtë ekspertim, ndërsa gjykata ka vendosur 24 tetorin si ditën, në të cilën do të shpallet edhe vendimi i ekspertëve rreth autenticitetit të videopërgjimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›