Tiranë, Altin Kore, do ekstradohet drejt SHBA-së

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për ekstradimin e Altin Kores drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kore akuzohet në SHBA për trafik të lëndëve narkotike dhe ai dyshohet se ka trafikuar 25 kg kokainë. Avokatët e Altin Kores do të apelojnë vendimin e gjykatës.
Arrestimi i 35-vjeçarit është bërë në muajin qershor në Rinas, ndërsa vinte nga Turqia. Në vitin 2008, Gjykata e Teksasit në Amerikë shpalli në kërkim ndërkombëtar shqiptarin, për trafikim lëndësh narkotike dhe armëbajtje pa leje.