E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Agim Canës: Një skenar i sajuar

Akuzat ndaj Agim Canës janë një farsë dhe gjithçka është e sajuar. Ky është reagimi i avokatit të babait-menaxher të mesfushorit të mirënjohur, Lorik Cana, i cili akuzohet se ka përdorur praktika të paligjshme dhe kërcënime në vitin 2005, periudhë kur kuqeziu u transferua nga PSG tek Olimpik Marseja. Oliver Martin, përfaqësuesi ligjor i familjes Cana deklaroi: "Marrëveshja ndërmjet Agim Canës dhe menaxherit Monga u aprovua nga federata. Është normale që i ati kujdeset për interesin e djalit të tij, pasi nga Loriku varet e gjithë familja. Kërcënimet? Nuk janë aspak të vërteta. Është një skenar i përgatitur nga Mutier dhe Peku, të cilët akuzohen nga drejtuesit e klubit parizien dhe tifozët, si shkaktarët që ia ‘dhuruan‘ mesfushorin armiqve nga Marseja. Dy klubet kishin shumë kohë që bisedonin rreth transferimit të Lorikut".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›