E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenco "pole", para Rosit e Stoner

Horge Lorenco regjistron "pole position"-in e tretë sezonal. Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katalunjës, gara e gjashtë e kampionatit, spanjolli i Jamahas ka lënë pas Valentino Rosin dhe Keisi Stoner. "Doktori" ndodhej vetëm 13 të mijtat larg shokut të skuadrës. I veshur me ngjyrat "blaugrana" të Barcelonës, me paraqitjen e djeshme, Lorenco tregoi se do t‘ua vështirësojë punën dy rivalëve në garën për titull. Gjithsesi, Stoner dhe Dukati duhet të kenë kujdes nga sulmet e Doviciozos, që synon të fitojë podiumin e parë për Hondën zyrtare. Lajme të këqija për Dani Pedrozën, i cili ka rënë nga motori dhe do të niset i teti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›