E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Almir Rrapos Strasburgu pezulloi ekstradimin

Ardian Visha

Gjykata e Strasburgut ka pezulluar ekstradimin e Almir Rrapos drejt SHBA-se. Deklarata eshte leshuar nga avokati Ardian Visha i cili mbron interesat ligjore te ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme i cili u arrestua disa jave me pare pas nje kerkese te FBI-se. Ai tha se Gjykata Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg kerkon pezullimin e ekstradimit te ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme deri ne 15 dite pas vendimit qe do te jape Gjykata e Larte. Sipas avokatit pas urdhrit te Strasburgut do te kerkohet ndryshim i mases ndaj klientit te tij duke qene se afatet e paraburgimit kane mbaruar. Visha tha se mbrojtja ligjore e Rrapos disponon edhe vendimin e Gjykates se Strasburgut i cili sipas tij duhet te zbatohet nga drejtesia shqiptare pasi ka lidhur marreveshje. Nderkohe nga ana tjeter shteti shqiptar po kryen procedurat e fundit te depertimit te Rrapos drejt SHBA-se. Sipas procedurave dhjete dite pas vendimit te gjykates ai duhet te ekstradohet ne SHBA ku dhe kerkohet per nje sere veprash penale. Disa dite me pare Gjykata e Apelit ne Tirane la ne fuqi vendimin e marre disa dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare. Rrapo u arrestua me 2 korrik pasi akuzohet per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe sipas akuzes dyshohet se drejtohej nga vellezerit Krasniqi. Rrapo u arrestua ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per te rinovuar dokumentacionin e pasaportes pasi per te ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›