E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinari dhe Delijorgji ne prag lirimi

Gabimi

Skadon afati i paraburgimit per Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin te cilet po gjykohen per shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 ku humben jeten 26 persona. Gjykata e Larte ka vendosur dje se ka pasur gabime ne llogaritjen e afateve te mases se sigurise arrest me burg. Ceshtja do te rikthehet ne Gjykaten e Tiranes ku do ti caktohet nje trup tjeter gjykues. Pas shqyrtimit te dokumenteve te paraqitura nga mbrojtja kemi konstatuar se ka pasur gabime ne llogaritjen qe eshte bere nga Gjykata e Tiranes. Vendosim qe ceshtja te kthehet per rigjykim ne Gjykaten e Tiranes dhe kerkesa e te pandehurve te shqyrtohet nga nje trup tjeter gjykues ka vendosur Kolegji Penal. Te pandehurit Pinari dhe Delijorgji mund te perfitojne lirine nga qelite e burgut 313 ne rast se do te vertetohet se ka pasur gabime ne llogaritjen e afateve te paraburgimit. Ndersa nga ana e Gjykates se Tiranes u refuzua lenia e lire e te pandehurve ku ka mbetur edhe pese muaj afat paraburgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›