E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese te mbytur ne tentative per tiu afruar kufirit me Greqine

Historia Sherri ne varken me 13 veta per te qaren e foshnjes

Te dielen e dates 19 tetor 2008 media foli per nje tragjedi jo te luajtur ne skenen e teatrit antik te Butrintit por per nje tragjedi njerezore ne teatrin detar qe e rrethon ate. Porta e Luanit eshte bere pika e nisjes.

Ne dy ditet e para u duk sikur ajo mbeti ne numrin dy te viktimave nene dhe bije Elvira dhe Klara Jaho nga Lapardhaja e Beratit. Ne nje dite pas ngjarjes qe mori jete ne liqen u rriten edhe permasat e tragjedise pertej asaj qe ishte imagjinuar. Ishte kembengulja e Ylli dhe Bashkim Myftarit njeri baba e tjetri xhaxha i njerit prej te zhdukurve e te pagjeturve ende qe te niste kerkimi ne zonen perballe Portes se Luanit te Butrintit antik. Nje dite me shume kerkimesh ka sjelle edhe dy arkivole qe kane shkuar ne familjet e Festim Hoxhes dhe Amarildo Kukes.

Pas tri ditesh u gjet i mbytur nga palombaret e RENEA-s edhe Ndricim Myftari. Ne total numri i te mbyturve ishte pese mes te cileve dhe Klara vetem tremuajshe.

Ne ujerat e Kanalit te Vivarit u mbyten pese njerez kur ishin duke e kaluar me varke per te shmangur kalimin me lunder dhe perballjen me patrullen e policise kufitare qe ishte e sigurt se do te bente kthimin e tyre mbrapsht. Duke qene se kjo do te thoshte qe udherrefyesit e ketij kalimi klandestin do te humbisnin parate e marra 600 euro per cdo person ata gjeten si rruge shpetimi te fitimit ate te kalimit me varke neper liqen.

Viktimat e tragjedise se 19 tetorit 2008 ne kanalin e Butrintit ishin Elvira Jaho dhe e vajza e saj Klara Jaho tremuajshe Festim Hoxha Ndricim Myftari dhe Amarildo Kuka.

Nderkohe qe te mbijetuarit e tragjedise se Kanalit te Vivarit ne Butrint ishin Dritan Jaho bashkeshorti dhe babai i viktimave nga Lapardhaja e Beratit. Sokol Ibrahimi nga Tirana Klodian Calliu nga Elbasani Mariglen Hoxha nga Fieri Indrit Hazizaj nga Fieri dhe Valbona Senja qe ne ate kohe ishte shtatzene.

Ngjarja e rende ndodhi ne mbremje kur grupi prej 25 personash tentuan qe ti afroheshin kufirit tokesor mes Shqiperise dhe Greqise me ane te dy varkave per tiu shmangur postbllokut te sherbimeve te policise kufitare te cilat qendrojne prane vendit te quajtur Lundra. Klandestinet moren varkat pas Parkut Arkeologjik te Butrintit tek ish-ndermarrja e peshkimit ne vendin e quajtur Bufi. Te ndare ne dy varka ata u nisen per ne Xarre nga ku do te shkonin me rruge tokesore ne Konispol e me pas do te tentonin kalimin e kufirit shteteror. Fatkeqesisht jo te gjithe arriten ne Xarre pasi rreth 60 metra nga bregu njera nga varkat u permbys duke i hedhur ne uje te gjithe personat qe ndodheshin ne te.

Sipas deshmive te para te dhena ne rajonin e policise se qytetit te Sarandes u mesua se shkak per permbysjen e varkes kishte qene qarja e femijes tremuajshe Klara Jaho e cila ishte trembur ne momentin kur varka me 13 veta ne bord po kalonte prane postbllokut te policise. Ne kete cast drejtuesi i varkes i ka bertitur femijes qe te pushoje me qellimin per te mos u diktuar nga rojet kufitare.

Por babai i femijes Dritan Jaho ka reaguar ne kete moment duke qelluar me grusht drejtuesin e varkes cka ka sjelle me pas edhe humbjen e ekuilibrit te varkes. Brenda pak sekondash varka eshte anuar dhe te gjithe klandestinet qe ishin ne te e kane pare veten te zhytur ne uje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›