Behet drejtesi per tragjedine e Butrintit
Perfundon gjyqi per tragjedine e Butrintit. Gjykata e Sarandes denon me 59 vjet heqje lirie dhe 30 milione leke gjobe ne total kater te pandehurit qe jane shpallur fajtore per ngjarjen e 18 tetorit te dy viteve me pare ku humben jeten pese persona mes tyre nje foshnje tremuajshe. Trupi gjykues i kryesuar nga Nervrie Duka ka denuar me 21 vjet burg Hiqmet Sollakun nga Fieri i cilesuar si protagonist i episodit te kalimit klandestin te kufirit qe perfundoi me tragjedi. Bashkepunetori tjeter ne kete ngjarje Dashamir Mane nga fshati Shelegar i Sarandes eshte denuar me 17 vjet burg. Nderkaq bashkepunetoret e tyre jane denuar ne mungese. Brahim Madhi eshte denuar me 16 vjet dhe Albert Gega me 5 vjet. Te kater personat kane marre edhe nje mase tjeter renduese. Pervec denimit me burg qe ne total shkon ne 59 vite ata jane denuar edhe me detyrimin per te paguar gjoba 8 milione leke per tre shkaktaret kryesore dhe 6 milione per Albert Gegen.
ProcesiProcesi gjyqesor ne ngarkim te te akuzuarve si shkaktare te tragjedise se Butrintit ka qene nje maratone seancash shtyrjesh pa fund. Qysh ne nisjen e procesit ai eshte penguar permes kerkesave te shumta per shtyrje. Konkluzionet e avokateve deklarimet e te pandehurit Dashamir Mane dhe vendimi i gjykates kane qene motivet e disa shtyrjeve. Por atyre u shtohen edhe sajesa te ngarkeses se te pandehurve me probleme shendetesore per te vijuar me kerkesat e perseritura te avokateve qe kane kembengulur ne perjashtimin e gjyqtareve permes debatesh te shumta.
Neper keto zigzage ka kaluar pothuaj deri ne fund ky proces. Kur mendohej se ai i ishte afruar fundit i pandehuri Hiqmet Sollaku ka kerkuar perjashtimin nga trupi gjykues i gjyqtarit Petrit Aliaj. Kerkesa nuk eshte pranuar nga gjykata dhe gjerat jane mbajtur pezull edhe per ca kohe te tjera. Referuar dosjes rezulton se taktika e ngjashme per shtyrje seance ka qene e preferuar deri edhe ne seancen me te fundit te ketij gjyqi.
Fatura financiareNga shtate avokate qe ishin ne proces kater per cdo seance jane paguar nga shteti ndersa tre te tjere nga familjaret. Edhe me e rende eshte ndier barra nga keta te fundit sa here ka ndodhur qe avokati vinte nga Tirana. Edhe pse duke u rezervuar dje qe gjyqi me ne fund ka mberritur ne fund familjare te te pandehurve tregojne se cdo te thote avokat nga Tirana. Per cdo seance te avokatit nga metropoli ata thone se u jane dashur te nxjerrin nga xhepi nga 10 mije leke. Referuar praktikes se ndjekur gjen se per gjyqin mbi Tragjedine e Butrintit shteti ka paguar kater avokate nga Saranda ndersa familjaret dhe tre prej te pandehurve dy avokate nga Tirana e nje nga Fieri. Paradokset e ketij gjyqi te mbajtur peng per dy vjet me radhe permes shtyrjeve pa fund nuk mbarojne ketu. Disa familjare qe kontaktuam na thane se shtyrjet pertej cdo parashikimi ne kohe paraqiten si shkak qe te pandehurve te mos u llogaritet as koha e paraburgimit ne Sarande ne masen e denimit. Pergjigjja qe vjen nga trupi gjykues te pyetur per kete element eshte se sa here eshte kerkuar shtyrja e seances eshte vendosur edhe pezullimi i afateve te paraburgimit. Mesohet se shtyrja me kete argument ne rastin me te mire shkon disa dite dhe ne rastin me te keq ne me shume se nje muaj.