Kontroll edhe ne firmen e Pelushit
Pas kapjes se kokaines te zona Misto Mame ne Tirane policia ka ushtruar nje sere kontrollesh edhe ne ambiente te tjera ne pronesi te dy te arrestuarve. Sipas te dhenave hetimore pas operacionit te realizuar pasditen e se martes kontrollet vijuan gjate gjithe nates. Madje kontrolle te shumta jane ushtruar te zona e Berrylit ku ndodhet selia e firmes Pesjaka prone e Eduard Pelushit. Aty policia ka sekuestruar nje sere provash materiale nderkohe qe hetimet vijojne nga Krimet e Renda. Nga burimet mesohet se ne baze te ligjit antimafie nese Pelushi rezulton i implikuar ne trafikun e kokaines rrezikon ti sekuestrohet edhe pasuria e tij. Grupi hetimor tha se kokaina e sekuestruar eshte derguar ne laborator per te pare pastertine e saj dhe per te konfirmuar ekspertimin per lenden narkotike. Sipas te dhenave eshte bllokuar edhe kamioni qe transportoi drogen.