E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, Igli Totozani nis zyrtarisht detyrën

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Ai është prezantuar paraditen e sotme me stafin e tij në institucionin e Avokatit të Popullit ku është shprehur se qëllimi i këtij institucioni është të ruajë pavarësinë e tij.
 

“Do të ruajmë pavarësinë nga të gjitha ndërhyrjet politike duke pasur një objektiv madhor mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve” ka theksuar Totozani. Ai ka theksuar gjithashtu se Avokati i Popullit do të jetë një institucion aktiv dhe një mekanizëm që është gjithmonë në lëvizje në kërkim të hallit të qytetarit.
 

Kandidatura e Igli Totozanit e cila ishte e vetmja për postin e Avokatit të Popullit, i propozuar nga Partia Socialiste u miratua me një votimin e fshehtë disa ditë për parë në Kuvend. Deputetët e mazhorancës ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët bashkuan votat me opozitën duke votuar Igli Totozanin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›