E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, Igli Totozani nis zyrtarisht detyrën

TIRANË-  Avokati i ri i Popullit Igli Totozani nisi sot zyrtarisht detyrën.

Totozani paraditen e sotme u prezantua me stafin e zyrës së Avokatit të Popullit, pasi më herët u paraqit në zyrën e tij i shoqëruar nga përfaqësues të Kuvendit.

Deputeti Namik Dokle në një deklaratë për mediat teksa e ka përgëzuar Totozanin për detyrën e re, theksoi se procesi i përzgjedhjes së tij ishte i hapur dhe tranparent.

Kandidatura e Igli Totozanit u përzgjodh nga dëgjesa publike që organizoi Partia Socialiste, ndërsa në seancën e 22 dhjetorit ai u votua me konsesus në parlament nga pozita dhe opozita.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›