Sarandë, makina përfundon në liqen, vdes 53-vjeçari
SARANDE - Një person ka humbur jetën një natë më parë në Sarandë, pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe ra në një liqen.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është 53-vjeçari Shemsi Zotaj.
Të njëjtat burime saktësojnë se 53-vjeçari ishte duke udhëtuar në rrugën e këtij fshati, pasi kishte qenë tek disa të afërm, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte ka rrëshqitur aksidentalisht, duke përfunduar në liqen.
Policia ka mundur të nxjerrë trupin e viktimës mëngjesin e sotëm.
(er.nu/news24/BalkanWeb)