E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagos me thikë të atin, në pranga 30-vjeçari

DURRES - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Durrësit, kur një 30-vjeçar ka goditur me thikë të atin, duke e plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08.50 pranë shkollës artistike "Jan Kukuzeli" të Durrësit.

Nga hetimet paraprake rezulton se 30-vjeçari Enis Kapo ka qëlluar me thikë në qafë të atin, Mirjan Kapo, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.

Pas ngjarjes, 30-vjeçari u largua nga banesa por u prangos pak minuta më vonë pranë vendit të ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›