E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin nuk trembet nga protestat: Kam ende mazhorancën

MOSKE - Kryeministri rus Vladimir Putin nuk trembet nga protestat, pavarësisht se të premten qindra mijëra vetë iu bashkuan protestës më të madhe që pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.

“Kryeministri ka ende mazhorancën në Rusi. Qoftë si politikan qoftë si kandidat për president, Putin ka gjithnjë mbështetjen e shumicës.”-ka deklaruar zëdhënësi i Putin, Dmitri Peskov.

Zëdhënësi i kryeministrit shtoi se Putin nuk ka rival si kandidat për garën presidenciale të 4 marsit 2012, ku do të kërkojë një mandat të tretë presidencial. Megjithatë sipas sondazheve të momentit, popullariteti i tij është poshtë 50 %, ndaj nuk përjashtohet mundësia e një raundi të dytë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›