Topi takon kryeministrin britanik Marredheniet mes nesh te shkelqyera
Londer 3 nentor NOA - Bashkepunimi ne te gjitha nivelet mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar paraqitet i konsoliduar dhe i karakterizuar nga vullneti dypalesh drejt zgjerimit dhe forcimit te metejshem te tij ndersa marredheniet mes dy vendeve dhe popujve tane jane te shkelqyera dhe tradicionale.
Nje fakt i tille u theksua gjate takimit qe presidenti
i Republikes Bamir Topi zhvilloi sot ne Londer me kryeministrin e Mbreterise
se Bashkuar Dejvid Kameron ne kuader te vizites se punes qe ai po zhvillon ne
Mbreterine e Bashkuar.
Topi vuri ne dukje disa prej arritjeve te politikes sone te jashtme duke nenvizuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe ne miratimin nga ana e Parlamentit Evropian te Raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine.
Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper
i rendesishem per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe realizimin e nje
aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete
ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve
tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim - u shpreh presidenti
Topi.
Ndersa kryeministri britanik Dejvid Kameron pasi theksoi rendesine e vizites se kryetarit te shtetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar per thellimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe vleresoi rolin e rendesishem e moderator te presidentit Topi persa i perket konsolidimit te shteti ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.
Gjithashtu kryeministri i Mbreterise se Bashkuar vleresoi pjesemarrjen e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne Afganistan dhe kontributin tone atje ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar.
n.e/NOA