PDU ne Firence takim me komunitetin shqiptar

Prato 3 nentor NOA - Partia Drejtesi dhe Unitet zhvilloi nje takim me qindra simpatizante te saj ne qytetin e Pratos prane Firences ne Itali.
Perpara rreth 300 simpatizanteve anetare te shoqates ameria Prato drejtuesit e PDU-se deklaruan se kjo parti do te gjendet gjithnje prane shqiptareve kudo qe ata ndodhen. Kryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi parashtroi nismat e PDU-se per zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare ceshtjes came dhe ne vecanti. Komitetin Kombetar te Diaspores qe do te nise punen shume shpejt.
Idrizi deklaroi se PDU do te qendroje prane komunitetit shqiptare ne diaspore sikurse edhe prane nevojave te shqiptareve kudo qe ata ndodhen.
Le te krijohet ketu dega e PDU-se dhe ne do ju perfshijme si te deshironi ne jeten e partise sone juve femijet tuaj kedo qe do te kontribuoje per kombin tone per komunitetin tone. Sot kam ardhur bashke me kolegun tim deputetin Dashamir Tahiri te cmallemi me ju dhe te flasim per punet tona. Ndersa po ju flas me besoni se ndihem
krenar qe i perkas komunitetit cam. Per dy arsye thelbesore. Ju thashe dicka ne fillim e qe me bente pershtypje tek ju. Ndjenja e komunitetit. Por me besoni ka dhe dicka tjeter. Suksesi juaj individual apo si komunitet ketu ne Prato apo ne gjithe Italine eshte burim krenarie per mua. Ndersa po vija ne kete tubim sic thone miqte tane kosovare degjova per plot histori suksesi tuajat. Jane keto deshmi te aftesive tona unike per mbijetese. Kudo qe zoti na ka hedhur ne kemi rene ne kembe dhe sjemi perulur. Por ardhja ime ketu
me mbush me krenari dhe per nje arsye tjeter. Kam se ctu tregoj per cfare kemi arritur. Per nje njeri si une vecanerisht eshte burim krenarie cfare kemi arritur ne kete ndermarrje te vecante te jetes sime- krijimi i nje partie kushtuar ceshtjes kombetare dhe ne vecanti
ceshtjes came shte burim i madh krenarie per ne sepse kemi ardhur mes jush sot me shume arritje ne zgjidhjen e ceshtjes sone. Ne nuk kemi ardhur me duar bosh tha Idrizi.
Ne takim ishte i pranishem edhe keshilltari i Bashkise se Pratos per ceshtjet e emigracionit Giorgo Silli i cili vleresoi punen e PDU-se per nje vit dhe tha se ceshtja came do te gjeje zgjidhje.
Dua te them se jam i mahnitur nga e gjithe kjo pune qe keni bere brenda nje viti. Une e ndjej ndjeshmerine qe krijojne situate te ketilla pra situatat e gjenocidit. Gjenocidi mbetet i rrenjosur ne zemrat e nje popullsie. Por dua te them se me pune ne menyre
paqesore dhe me mjetet e nevojshme politike mund te gjendet nje zgjidhje dhe jam i sigurt se do te gjendet nje zgjidhje edhe per ceshtjen tuaj tha Silli.
Me pas drejtuesit e PDU-se Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri iu pergjigjen pyetjeve te te pranishmeve. Turi Nje vit PDU do te vijoje diten e premte ne qytetin e Elbasanit.
n.e/NOA