Vangjel Tavo Jam ne LSI me miqte e dikurshem e majta ti sherbeje integrimit

Tirane 3 nentor NOA - E majta shqiptare duhet qe te jete ne interes te integrimit te Shqiperise dhe te shqiptareve ne teresi.
Keshtu u shpreh deputeti me i ri i grupit parlamentar te LSI-se Vangjel Tavo gjate fjalimit te mbajtur ne konventen e Levizjes Rinore per Integrim e cila po mbahet ne mjediset e Pallatit te Kongreseve.
Duke iu folur te rinjve te LRI-se ai tha se ata jane shembull i progresit dhe i deshires per te ardhmen.
Une sot jam me miqte dhe shoket qe kam punuar prej vitesh me Petrit Vasilin me Moniken qe kemi qene bashke ne Partine Socialiste si edhe me Luan Ramen i cili beri mire qe erdhi qe me pare ne gjirin e Levizjes Socialiste per Integrim tha ai.
Duke i bere me pas levdata punes se kryetarit te LSI-se Ilir Meta ne krye te partise si nje i ri qe erdhi nga radhet e Forumit Eurosocialist dhe qe u shnderrua ne nje nder aktoret kryesore te se majtes.
n.e/NOA