Brukseli do hetojë edhe burgjet në veri të Shqipërisë

Shtëpia e Verdhë, foto arkiv
Grupi special i hetuesve, me seli në Bruksel, nuk do të ndalet vetëm në akuzat e Dick Marty-t, por do të hetojë edhe lidhur me akuzat për tortura në burgjet në veri të Shqipërisë gjatë dhe pas luftës.
Akuzat e Marty-t kanë të bëjnë me marrjen e organeve të të burgosurve serbë nga ushtarët e UÇK-së.
Grupi hetuesve do nisë menjëherë punën për të nxjerrë përfundimin nëse akuzat e Dick Marty-t qëndrojë ose jo, sepse këto akuza kanë shokuar opinionin publik.
Kryeministri Thaçi ka thënë se, dëshiron që sa më parë të hetohen këto pohime dhe të sqarohen, sepse në akuzat e Marty-t nuk ka të vërteta. /indeksonline/
Përgatiti: E.L