E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvajt, Topi: Do rriten investimet ekonomike kuvajtiane në vendin tonë

kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun e Presidenti Bamir Topi

Kreu i shtetit Bamir Topi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kuvajt,  takoi dje kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun.

Gjatë takimit kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun vlerësoi se takime të tilla nxisin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësojnë shtimin e bashkëpunimit në mjaft drejtime me interes për të dy vendet tona.

Në këtë kuadër, ai garantoi mbështetjen në vijueshmëri të shtetit të Kuvajtit, në të gjitha hapat dhe projektet e të ardhmes së Shqipërisë, duke synuar forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe në veçanti të rritjes së shkëmbimeve tregtare-ekonomike dhe shtimit të investimeve kuvajtiane në vendin tonë.

Presidenti Topi, nga ana e tij, pasi falënderoi kryetarin e Asamblesë Kombëtare të shtetit të Kuvajtit, Ahmad Al-Sadoun, për të gjitha konsideratat dhe përkrahjen ligjore që i jep Shqipërisë, shprehu bindjen në vazhdimin e shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së komunikimit mes strukturave të ndryshme institucionale, sidomos mes strukturave përkatëse parlamentare. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›