E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, Rama: Do ngremë shtetin e publikut, jo të partive

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi në rrjetin social “Twitter“ në lidhje me kandidaturat për Avokatin e Popullit të përzgjedhura nga PS-ja përmes aplikimit online.
“33 kandidatura për Avokat Populli jashtë çdo parashikimi. Të hënën dëgjesa publike. Kështu do ngreme shtetin e publikut, jo të partive.”- shkruan kryesocialisti në “Twitter”.

Komisioni Përzgjedhës i PS-së për kandidaturën e Avokatit të Popullit ka përzgjedhur plot 33 kandidatura. Të hënën Komisioni Përzgjedhës i PS-së do të dëgjojë çdo kandidat apo kandidate për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

Renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short dhe shorti do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme në ora 9.30, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës ku edhe do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10.00. Mësohet se dëgjesa do të jetë e hapur për median.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›