Tiranë, rrëmbehet personi, policia dyshon për borxhe

Një rrëmbim personi ka ndodhur pak minuta më parë. Policia e komisariatit nr.4 të Tiranës ka bërë të ditur se dyshohet që të jetë rrëmbyer një person në periferi të kryeqytetit te vendi i quajtur “Kafja e Rremës”.
Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake mësohet se një person është futur me dhunë në një makinë.
Policia bën të ditur se rrëmbimi dyshohet të jetë kryer me një makinë tip “Wolswagen” nga dy persona. Dyshohet se rrëmbimi mund të jetë kryer për borxhe. Bashkëshortja e të rrëmbyerit është duke u marrë në pyetje për veprimtarinë e bashkëshortit.
Emri i të rrëmbyerit nuk bëhet i ditur nga policia, por mësohet se mosha e tij mund të jetë nga 35-40 vjeç. Tre komisariate të policisë po vijojnë operacionin në terren për të lokalizuar të dyshuarit e këtij rrëmbimi.