E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, lirohet pengu Ervin Llozhi

Pas dy orë rrëmbimi është liruar 29-vjeçari Ervin Llozhi, i cili u mor peng pasditen e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kafja e Rremës”, në kryeqytet.

Policia bën të ditur se pengmarrësit e kanë liruar 29-vjeçarin vetëm pas presionit të tyre, ndërsa Llozhi ka refuzuar të japë shpjegime dhe nuk ka bërë as kallëzim penal për autorët.
Ndërkohë nuk bëhet i ditur as identiteti i autorëve të ngjarjes.

Policia e Tiranës konfirmoi se ngjarja ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve në lidhje me një borxh të pashlyer. Mësohet se 29-vjeçari është jurist dhe pronar i një biznesi në Tiranë.


Mbasditen e sotme policia u njoftua për rrëmbimin e Llozhit me një makinë tip “Wolswagen” nga dy persona.Operacioni në terren për lokalizimin të dyshuarve të këtij u kordinua nga tre komisariate të policisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›