E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO diskuton për Kosovën, Rasmussen: Më shumë reforma

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë nisur takimin e tyre dy ditor në Bruksel, ku do të diskutojnë mes të tjerash për tensionet e fundit në Kosovë.

Ndërsa mbërriti në takim, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se nevojiten më shumë reforma në Serbi dhe Kosovë.

Incidentet e fundit në veri të Kosovës, dhe dhuna e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it nga serbët do të jetë pjesë e diskutimeve që do të zhvillojnë ministrat e jashtëm të NATO-s. Në takim do të diskutohet edhe për Afganistanin, Rusinë dhe Lindjen e Mesme.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›