E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja shëndetësore, anulohet vizita zyrtare në Mal të Zi e Berishës

Tiranë- Gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë Berisha është bërë edhe shkak i anullimit të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, e planifkikuar për ditën e sotme. Ditën e djeshme kryeministri Berisha u ndje keq gjatë fjalës së tij me rastin e 21- vjetorit të krijimit të PD-së, dhe sipas mjekëve kjo ndodhi si pasojë e një viroze.

Sipas axhendës të bërë publike nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ditën e sotme ishte parashikuar vizita në shtetit malazen, ku kryeministri Berisha do të takohej me drejtues të partive politike shqiptare atje, si dhe me autoritete të larta të Malit të Zi.

Ditën e sotme pritej që kreu i ekzekutivit shqiptar Berisha të takohej me kryeministrin malazez Igor Lukshiç, presidentin, Filip Vujanoviç, dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krovokapiç. Gjatë këtij takimi pritej që të nënshkruhej marrëveshja për heqjen e pasaportave mes dy vendeve, dhe kalifimi i kufirit vetëm me kartë identiteti.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kryeministri Berisha, vizitë zyrtare nesër në Maqedoni
  2. Kreu i qeverisë shqiptare Berisha, vizitë zyrtare në Norvegji
  3. Twitter, reagon Rama pas deklaratës së Berishës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›