E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit: Të dëmshpërblehen ish të përndjekurit politikë

Tiranë, 5 janar NOA Avokati i Popullit i ka dërguar pak ditë më parë ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave një rekomandim që të marrin masa për dhënien e menjëhershme të dëmshpërblimit për të dënuarit politike gjatë regjimit komunist që janë deklaruar të pafajshëm dhe që aktualisht janë gjallë.

Pas ankesës që ka paraqitur Shoqatat e ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në lidhje me këtë çështje në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë ardhur edhe shumë ankesa individuale nga ish të dënuarit politikë, me të njëjtat kërkesa dhe pretendime. Avokati i Popullit në vazhdimësi ka marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e ish të dënuarve politikë, ligjet si dhe aktet nënligjore e administrative të nxjerra nga institucionet shqiptare për dëmshpërblimin e tyre. Pa u shprehur për të gjitha pretendimet e ish të përndjekurve sipas të dhënave që  disponojmë na rezulton se numri i ish të burgosurve politikë të regjimit komunist që akoma jetojnë është rreth 2 mije persona. Në këto kushte mendojmë se do të ishte mëse e arsyeshme që të bëheshin përpjekje dhe të dëmshpërbleheshin menjëherë për burgimin e padrejtë kjo kategori e ish të burgosurve politikë të regjimit komunist të cilët akoma janë gjallë, me parë se sa kategoritë e tjera që përfitojnë nga fakti se janë të paslindur etj, në raport me personin e dënuar politikisht thuhej në rekomandimin e Avokatit të Popullit. Në këto kushte Avokati i Popullit ka rekomanduar dy ministritë atë të Drejtësisë dhe të Financave të marrin e masat për dhënien e menjëhershme të dëmshpërblimit për të dënuarit politike gjatë regjimit komunist që janë deklaruar të pafajshëm dhe që aktualisht janë gjallë, më parë se sa kategoritë e tjera. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›