E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Situata në Fierzë është nën kontroll, shkarkimi i ujit ka ndaluar

Tiranë, 5 janar NOA - Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti ka deklaruar sot para mediave se situata në liqenin e Fierzës është nën kontroll ndërsa shkarkimi i ujit është ndalur.

Në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit. Situata është nën kontroll. Shqetësim ka qenë vetëm ulja e nivelit të Fierzës, theksoi Prifti ndërsa i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga deklaratat e papërgjegjshme lidhur me situatën e krijuar nga reshjet. Në Fierzë niveli i ujit ka rënë 75 centimetra, ndërsa në kaskadën e Komanit niveli i ujit ka arritur ne 174.4 metra. Komani ka pasur një rritje të ujit prej 92 centimetrash, deklaroi ministri Prifti duke paraqitur situatën në liqenet e vendit. k.k/NOA.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›