E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, investime në infrastrukturën rrugore

Viti 2010 ashtu si edhe viti që sapo kaloi, pritet të ketë boom investimesh në infrastrukturën rrugore dhe zërat e saj në Durrës. Qeveria ka gati paratëpr investime n disa prej akseve rrugore kryesore në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij , që lidhen me dy superstradat , atë me Tiranën dhe Rrogozhinën. Por nga bashkia e Durrësit duhet që pa asnjë ditë vonesë, të paraqiten projektet e kërkuara nga dikasteret qeveristare qysh dy muaj më parë. Projektet e perfeksionimit të infrastructures në Durrës, tashmë kanë marrë “OK” nga qeveria Berisha-2. Kreu bashkisë Vangjush Dako deklaroi për “standard” se “disa prej tyre janë shëtitore me plazhe te vogla, disa rrugë dhe lulishte janë projektet që bashkia e Durrësit kërkonë të realizojë gjatë vitit 2010, por ato do të bëhen realitet vetëm nëse shumica që i përket PD në KB do ti thotë “PO”. Ndërkohë nga shumica blu në parlamentin e qytetit, deklarohet se “Votat tona kanë qenë dhe do të jenë “PRO” gjithmonë investimeve nga qeveria, por edhe atyre nga bashkia, por këto të fundit duhet të kenë transparence”. Rrëzimi i gjysmës së propozimeve të bashkisë për rritjen e disa taksave vendore në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak , i ka bërë skeptikë drejtuesit e bashksië. Sipas tyre “të gjitha projektet janë të mbuluara financiarisht,për të cilën mendohet marrja e ndonjë kredie nga institucionet bankare ndërkombëtare”.
Disa prej projekteve që do të realizohen me paratë e qeverisë gjatë vitit 2010, janë vazhdimi i shëtitores buzë detit deri në afërsi të Currilave është njëri prej projekteve më interesante për këtë sezon, ku vec shëtitores është menduar ndërtimi i disa plazheve të vogla për sezonin veror 2010. Po ashtu do të përfundojë së ndërtuari rruga “Taulantia” prej Muzeut Arkeologjik deri te Brryli. Ndërkohë që njëri prej akseve më problematike ai i rrugës së varrezave tashmë është në fazën e fillimit të rikonstruksionit me investimin e qeverisë. Bashkia ka hartuar projektin e kësaj rruge ndërsa qevreria ka vënë në dospozicion fondin prej 2,6 milion dollarë. Është firma e ndërtimit “Salillari” ajo që ka fituar tenderin për ndërtimin e kësaj rruge, kurse bashkia ka projektuar ndërtimin e rrugëve, shesheve, dhe lulishteve në zonën e stadiumit të futbollit me vlerë 1,3 milion dollarë e cila do të realizohet brënda 2010. Në investimet e qeverisë janë edhe një sërë rrugësh dhe hapësirasht të brendëshme të qytetit të Durrësit të cilat do ti nënshtrohen rikonstruksionit si dhe transformimit në lulishte, sipërfaqe të gjelbërta dhe kënde shlodhjeje. Kështu do të ndërhyhet për riabilitimin e sheshit kryesor të Durrësit pas përfundimit të konkursit për përzgjedhjen e projektit. Kurse bashkia nga ana e saj ka në plan investime për rikosntruksionin e rrugës “Koco Kazanxhi” pjesa e pa mbaruar, me vlerë 88 milion lekë, tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB, e cila do të mbulojë 40% të vlerës së projektit në një kohë që bashkia do të financojë 60% të vlerës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›