Avokati i Popullit Ushtaraket te drejte parablerje per pronat e FA-se
Ushtaraket duhet te kene te drejten e parablerjes pas pronareve per objektet qe jane nxjerre ne shitje nga Ministria e Mbrojtjes dhe per kete do te duhet qe te pergatitet nje vendim nga qeveria. Ketij propozimi i eshte rikthyer institucioni i Avokatit te Popullit pas nje rekomandimi derguar drejtuesve te Ministrise se Mbrojtjes. Sipas rekomandimit te leshuar disa kohe me pare nje gje e tille do te ndihmonte jo vetem per te zbutur krizen dhe integruar ushtaraket ne lirim apo rezerve por edhe per te zgjidhur problemin e strehimit te disa prej ushtarakeve qe nuk kane perfituar mundesi kreditimi per blerje banesash. Nje kerkese e tille i eshte derguar edhe qeverise presidentit ne cilesine e Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura dhe institucioneve nderkombetare nga Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise.
Kerkesa
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Ekonomise do te duhet qe ti propozojne Keshillit te Ministrave ndryshimin e ligjit per shitjen e aseteve shteterore nen administrimin e Forcave te Armatosura te dala ne ankand privatizimi disa muaj me pare. Keshtu shprehet nje komisioner i Avokatit te Popullit ne lidhje me kerkesat qe kane bere ushtaraket ne rezerve lirim apo pension per te hyre ne procesin e blerjes se aseteve te dala nga fondi i strukturave te ushtrise. Ne rekomandimin e dhjetorit te vitit 2008 Avokati i Popullit zoti Emir Dobjani kerkoi marrjen e masave per hartimin e draftit te vendimit te Keshillit te Ministrave Per kriteret e perfitimit te se drejtes se parablerjes per objektet dhe trojet qe dalin te lira nga ristrukturimi i ushtrise dhe percjelljen e projektit te qeverise per miratim. Aktualisht jane rreth 430 objekte qe kane dale nga fondi i Forcave te Armatosura ne ankand. Deri tani jane nxjerre dy lista me objekte per tiu nenshtruar procedurave te privatizimit njera me 1 qershor 2010 me 89 objekte dhe tjetra me 20 gusht 2010 me 153 objekte qe kane dale nga perdorimi per qellime ushtarake shih dy listat me objektet vendin e ndodhjes statusin dhe siperfaqet. Pronat e Forcave te Armatosura te dala ne privatizim kane te drejte fillimisht qe tu parablejne pronaret e vjeter te trojeve. Ne rast se ata nuk kane mundesi financiare ofertues do te jene qytetare te tjere qe japin oferten me te mire ne ankand.
Kerkesat
Pak kohe me pare Aleanca Kombetare e Ushtarakeve u kerkoi krereve me te larte te shtetit shqiptar qe te perdoreshin pronat e ushtrise qe kane dale ne ankand per zgjidhjen e kerkesave te ligjshme te ish-ushtarakeve. Njera prej tyre eshte ajo e kthimit te detyrimeve financiare ndaj kesaj kategorie te parave te pensioneve te keqllogaritura nga ISSH-ja gjate 10 viteve te fundit. Shumica e ushtarakeve marrin pension me pak sesa shuma qe iu takon ne baze te ligjit. Propozimi qe keto prona te perdoren nga komuniteti i ish-ushtarakeve justifikohet edhe me faktin se qindra e mijera veta nuk kane perfituar strehim nga shteti apo nuk iu eshte ofruar ndihma per riintegrimin e tyre sipas ligjit.
17 Shtator 2010