Nuk kthejne parate e studenteve 9 kujdestare konviktesh ne hetim
Artan CENA
TIRANE - Abuzimet me detyren kane cuar ne hetim nente punonjes te Drejtorise se Ndermarrjes Studentore Nr. 2. Eshte Policia e Tiranes qe ka bere te ditur se nje hetim i efektiveve te saj i bere ne bashkepunim edhe me Task-Forcen ka perfunduar operacionin e koduar Akomodimi duke hetuar 9 punonjes te Ndermarrjes se Sherbimit te Studenteve ne kryeqytet pasi akuzohen per abuzime me detyren. Ata dyshohet se nuk kane kthyer parate e garancise qe u takojne studenteve te cilet i paguajne ne fillim te vitit shkollor dhe qe perdoren ne raste kur demtohet baza materiale. Sipas policise keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane pervetesuar ne menyre te kunderligjshme siguracionet e studenteve te cilat studentet duhet ti terhiqnin ne fund te viteve shkollore nga viti 2006 deri ne fund te vitit 2009.
Te hetuarit
Gjate nje konference te djeshme per shtyp Policia e Tiranes tha se ndaj shtetasve Donika Bajramaj e Rozina Marku eshte marre masa e sigurise arrest ne shtepi ndersa per personat e tjere Djana Kaloti Irena Shehu Olja Xhihani Shqipe Omerbashi Daije Ramku Natasha Caro dhe Xhetan Kuta eshte vendosur qe te hetohen ne gjendje te lire. Sipas zedheneses se Policise se kryeqytetit Alma Katragjini mesohet se punonjesit e Ndermarrjes Nr. 2 qe mbulojne konviktet e Mjekesise dhe te Inxhinierise akuzohen se nuk u kane kthyer studenteve garancine qe paguhet per mirembajtjen e konvikteve dhe se ky abuzim eshte realizuar nga viti 2006 deri ne 2009-n ndersa uniformat blu kane ekzekutuar vendimet e gjykatave ku dy kane mase arrest shtepie ndersa te tjerat detyrim per paraqitje. Nder te tjera mesohet se vlera e perfituar nga faturat fiktive arrin ne 3 milione leke te rinj. Nderkohe qe hetimet po vazhdojne per te verifikuar me detaje abuzimet e punonjesve.
Akuzat
Burimet zyrtare te uniformave blu thane se personat e mesiperm ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane pervetesuar ne menyre te kunderligjshme shuma parash siguracione qe keta studente duhet ti terhiqnin ne fund te viteve shkollore. Policia tha se akuzat per te cilat dyshohen te hetuarit jane konsumuar vitet e fundit. Mbi te akuzuarit rendojne veprat penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren dhe falsifikimit te dokumenteve nga persona qe kane per detyre leshimin e tyre ne bashkepunim parashikuar respektivisht nga nenet 135 186/3 e 25 te Kodit Penal thuhet deklaraten e bere nga Policia e Tiranes.
Arrest ne shtepi
Donika Bajramaj Hado 50 vjece
Rozina Marku 38 vjece
Detyrim paraqitje
Djana Kaloti 47 vjece
Irena Shehu 46 vjece
Olja Xhihani 50 vjece
Shqipe Omerbashi Saraci 60 vjece
Daije Ramku 40 vjece
Natasha Caro 57 vjece
Xhetan Kuta 57 vjec
Nishani pret kreun e Gjykates se Larte te Turqise
TIRANE - Ministri i Drejtesise Bujar Nishani priti dje kryetarin e Gjykates se Larte te Turqise Hasan Gerceker i cili ndodhet prej disa ditesh per vizite ne Tirane. Duke iu referuar edhe bashkepunimit te rendesishem mes Ministrise se Drejtesise turke dhe asaj shqiptare si dhe bashkepunimin mes Gjykatave te Larta te dy vendeve Ministri Nishani theksoi se qeveria shqiptare ka si prioritet te saj permiresimin e infrastruktures se Gjykatave si dhe profesionalizimin e administrates se tyre. Ministri Nishani e informoi zotin Gerceker per shtrirjen e sistemit dixhital ne gjykata arkivin elektronik te dosjeve civile dhe penale prurjet e reja te gjyqesorit me juriste te shkolles se Magjistratures si dhe rritjen e pagave te gjyqtareve. Sipas Nishanit arritja me e madhe eshte se per sistemin e drejtesise nuk ka me akuza per ndodhjen e tij nen presionin e politikes. Kemi akuza qe lidhen me ceshtje te korrupsionit por pjesa me e madhe e gjyqtareve i takojne grupit te personave me dinjitet nenvizoi sakaq ministri i Drejtesise Bujar Nishani. Ndersa Kryetari i Gjykates se Larte te Turqise Hasan Gerceker tha se ndarja e pushteteve ne demokraci eshte themelore dhe se Shqiperia duket se ka bere perparime te medha ne kete drejtim.
Dy te rinj vihen ne hetim per mashtrim
KORCE - Dy persona po hetohen ne gjendje te lire nga policia e Korces me akuzen se kane mashtruar nje qytetar te cilit i kane pervetesuar nje shume prej 500 mije lekesh.
Burime zyrtare nga Policia e Korces kane bere te ditur gjate dites se djeshme se jane kryer veprimet hetimore procedurale per hetimin ne gjendje te lire per dy persona. Ata dyshohen per vepren penale te mashtrimit. Dy te hetuarit jane Edi Peleshi 25 vjec banues ne Lagjen Nr. 3 dhe Arjan Qazimi 33 vjec banues ne Lagjen Nr. 12 te qytetit te Korces. Policia tha se hetimi ndaj tyre ka filluar pasi eshte bere nje kallezim nga qytetari Nardi Bega 33 vjec banues ne Pogradec i cili ka deklaruar se dy personat e mesiperm i detyrohen ketij personi nje shume prej 500 mije lekesh qe ia kane marre me ane te mashtrimit.
Pranga shqiptarit me 8 llogari bankare trafikonte droge
ATHINE - Ne pranga ka rene mbremjen dy diteve me pare nje 27-vjecar shqiptar ndersa kerkohet nga policia nje bashkekombes i tij pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin trafikonin lende narkotike ne ishullin e Kretes. Pas shume informacioneve policia e ishullit arrestoi 27-vjecarin ndersa nga kontrolli qe u be ne momentin e arrestimit u gjeten dhe sekuestruan 29 grame hashash dhe 200 euro. Nga hetimet qe vijuan ne banesen e 27-vjecarit u gjeten dhe sekuestruan 58 qese me hashash ne shume totale 657 grame dy peshore elektronike dhe 5395 euro ndersa dispononte edhe 8 llogari bankare. 27-vjecari shqiptar do te shoqerohet ne Prokurorine e Iraklios ne Krete.
U kapen me droge dy shqiptare japin shpjegime para prokurorise
SAVONA - Gjykata e Savones ne Itali ka marre ne pyetje dy emigrante shqiptare te cilet u arrestuan disa dite me pare nga policia e San Giacomos prane kompanise Albenga Tovo. Lajmi behet me dijeni nga mediat italiane sipas te cilave dy shqiptaret e arrestuar jane ndaluar pasi jane kapur ne flagrance me gjysme kilogrami lende narkotike dhe gjate kerkimit ne banesat e tyre eshte gjetur edhe nje pistolete. Mesohet se dy te ndaluarit jane Glendi Hushi 33 vjec dhe Lulezim Talka 32 vjec. I pari u arrestua pasi ne furgonin e tij iu gjet gjysme kilograme marijuane ndersa te dytit iu gjet nje pistolete me kalibrin 9 me 47 fisheke e mbeshtjelle ne nje qese plastike.
17 Shtator 2010