Grekët, votojnë për qeverinë dhe zgjidhjen e krizës

Mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë, "Agimi i Artë" gjatë një tubimi në Athinë (foto Reuters)
Këtë të diel qytetarët e Greqisë do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe krizën e ekonomike. Rezultati i zgjedhjeve është ende i paparashikueshëm pasi Demokracia e Re dhe Syriza po luftojnë kokë më kokë. Megjithatë pritet që zgjedhjet ti fitojë koalicioni pro-europian pasi një fitore e mundshme e të majtës radikale shihet se përshkallëzim e krizës.
Në një kohë kur pritet që qytetarët tu drejtohen kutive të votimit këtë të diel ata më parë u janë drejtuar edhe bankave për të tërhequr kursimet. Besohet se vetëm në dy javën e fundit janë tërhequr më shumë se 5 miliardë euro.
Para nisjes së krizën së dhjetor të vitit 2009, depozitat kapnin një vlerë prej 238 miliardë euro ndërsa në prill të këtij viti u raportua se depozitat ishin 165.9 miliardë euro.
Një pjesë e mirë e parave mendohet se mbahet e fshehur në shtëpitë private pasi grekët janë të frikësuar se mund të humbasin paratë nëse Athina detyrohet të dalë nga eurozona. Në fund të këtij viti pritet që GDP e Greqisë të tkurret deri në 27% në një kohë kur papunësia ka rritur në mbi 22.6%. /F.S/