E Diel, 1 Nëntor 2026

Manipuluan zgjedhjet, 15 vite burg 8 komisionerët

Qendra e numerimit te votave ne Dajç të Lezhës

Për 8 komisionerët e Qendrës së Votimit në Dragushë të Lezhës është kërkuar nga Prokuroria e këtij qyteti 15 vite burg dhe 2.4 milion lekë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe deformim të rezultatit te zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Denoncimin për 8 komisionerët është bërë nga kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë Gjergj Doçit.

Masat janë marrë edhe ndaj kryetarit dhe nënkryetarit të qendrës së votimit, për të cilët u kërkua që të përjashtohen për 3 vite nga funksionet publike.

Kandidati i opozitës Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet në Dajç përballë kandidatit të mazhorancës, Gjergj Doçit, paditi për shkelje dhe deformim të rezultatit komisionerët, Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi, Gent Marku, Mark Kola dhe Zef Gjoni.

Mësohet se më 22 qershor pritet të jepet vendimi final ndaj 8 komisionerëve, pas kërkesës së bërë nga avokati i tyre.

Të pandehur

Lulzim Paloka,  kryetar i QV (PD)

Ndoc Marku,      nënkryetar i QV (PS)

Mark Kola,         anëtar i QV (PS)

Zef Gjoni,           anëtar i QV (PBDNJ)

Pjetër Marku,     anëtar i QV (LSI)

Pal Prendi,         anëtar i QV (PD)

Gentian Kovaçi, anëtar i QV (PD)

Gent Marku,       anëtar i QV (PS)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›