E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit rrezikon mbijetesen kushtetuese

Nje institucion kushtetues i Republikes ndodhet ne krize prej tete muajsh pasi nuk drejtohet nga kreu i tij por Kuvendi jo vetem qe nuk e ka ne rend dite zgjidhjen e kesaj krize por do te shqyrtoje zgjedhjen e zyrtareve qe e mbajne institucionin ne te njejten statuskuo.

Behet fjale per Avokatin e Popullit i cili prej mbarimit te mandatit te Ermir Dobjanit ne shkurt te ketij viti drejtohet nga nje prej komisionereve. Diten e sotme Komisioni Parlamentar i Ceshtjeve Ligjore do te shqyrtoje gjashte kandidaturat per komisionere te Avokatit te Popullit nga te cilet duhet te zgjidhen tre persona.

Sipas ligjit nese nuk eshte zgjedhur Ombutsman-i i Shqiperise sic quhet ne gjuhen nderkombetare atehere ky institucion do te duhet te drejtohet nga komisioneri me moshe me te madhe.

Kandidaturat e paraqitura ne Komisionin e Ligjeve jane Artur Lazebeu Florina Nuni Sotiraq Nushi Alma Faskaj Vokopola Alket Jaupi dhe Mirgen Lata. Kuvendi do te duhet te miratoje tri nga gjashte kandidaturat te cilat do te zevendesojne komisioneret qe tashme u ka mbaruar mandati.

Kjo ceshtje ka ne thelb dy pasoja te rendesishme te cilat ndikojne si ne ekuilibrin e institucioneve te pavarura por edhe ne sfidat politike te numrave ne Kuvend. Keshtu Avokati i Popullit qe duhet te zgjidhet sipas Kushtetutes kerkon tri te pestave e votave te Kuvendit vota te cilat mazhoranca nuk i ka e vetme ndaj do te duhet te arrije ne kompromis me opoziten. Por zgjedhja e komisionereve te rinj mund te behet me shumice te thjeshte megjithese ligjerisht ende nuk eshte shume e qarte.

Kjo sepse ne ligjin per Avokatin e Popullit nuk specifikohet menyra e zgjedhjes se komisionereve te ketij institucioni. Sot ne Komisionin Parlamentar te Ceshtjeve Ligjore pritet te shqyrtohen kandidaturat e ardhura nga institucioni per zgjedhjen e komisionereve te rinj. Nga burime ne kryesine e Kuvendit mesohet se materialet jane shperndare diten e premte dhe nje pjese e mire e anetareve te komisionit nuk jane ne dijeni per materialeve te mberritura. Pra kemi te bejme me nje proces te saponisur i cili padyshim qe do te provokoje debate ne mbledhjen e sotme te komisionit. Por duke pare edhe numrat e brishte te mazhorances ne Kuvend rrezikohet edhe shtyrja e zgjedhjes se komisionereve te rinj brenda afatit te caktuar. Konkretisht nese deri me 7 nentor Kuvendi nuk do te arrije te miratoje komisioneret e rinj nga te cilet njeri do te komandohet ne detyren e Avokatit te Popullit atehere ky institucion i vendosur ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise rrezikon te degradoje pasi cdo mundesi drejtimi i tij nuk do te kishte baze ligjore. Pra meqe kemi te bejme me nje ultimatum kushtetues mazhoranca do te perpiqet qe ti miratoje komisioneret ne nje procedure te pershpejtuar e cila sipas te gjitha gjasave nuk do te kaloje lehte nga opozita.

E cila per te paren arsye do te kerkoje qe emrat te shqyrtohen ne nje proces diskutimi dhe jo duke i kaluar ne nje operacion Blitz. Por nese procesi nuk mbaron dot ne seancen e sotme atehere kandidaturat nuk do te mund te kalojne per shqyrtim ne seancen e se enjtes qe do te thote qe shkelet afati kushtetues qe rrezikon mbijetesen ligjore te Avokatit te Popullit.

Pervec Avokatit te Popullit nje sere institucionesh te tjera jane ne krize nga mungesa e 84 votave ne Kuvend ku ne radhe te pare eshte gjyqesori pasi nuk jane miratuar ligjet per Konferencen e Gjyqesorit administraten gjyqesore si dhe per Gjykaten Administrative. Nje tjeter problem eshte edhe per miratimin e kodeve te rendesishme te cilat gjithashtu kerkojne 3/5 e votave te deputeteve te pranishem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›