Avokati i Popullit takon ambasadorin britanik, Nicholas Cannon
TIRANE - Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ofron mbështetjen e saj ndaj zyrës së Avokatit të Popullit. Në takimin e sotëm me Avokatin e Popullit Igli Totozani, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon vlerëson se ky institucion shumë i rëndësishëm dhe luan një rol po kaq të rëndësishëm në jetën e Shqipërisë.
“Jemi të bindur që do ta zgjerojmë këtë bashkëpunim në vitet që do të vijnë”- është shprehur z.Nicholas Cannon.
Nga ana e tij, zoti Totozani tha se vazhdimi i këtij bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për institucionin e Avokatit të Popullit.
Gjatë takimit është diskutuar për disa projekte bashkëpunimi, mes të cilëve ai që lidhet me matjen e performancës së institucionit të Avokatit të Popullit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)