E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi vakant në KLD, kandidati Visha nesër seancë dëgjimore në komision

TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të zhvillojë të mërkurën një seancë dëgjimore me kandidatin Ardian Visha, i propozuar nga Partia Socialiste për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Një javë më parë ky komision zhvilloi një seancë të gjatë dëgjimore me kandidatin tjetër Elvis Cefa, i propozuar nga maxhoranca e djathtë dhe që aktualisht mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Pas largimit të Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi Elvis Cefën për anëtarin e ri në këtë institucion.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës, e cila propozoi një kandidaturë të sajën, duke përfshirë në garë emrin e Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit.
Dy kandidaturat për vendin vakant në Këshillin e Lartë Drejtësisë pritet të votohen të enjten në seancë parlamentare me një votim të fshehtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›