Bruksel, vrasja e shqiptarit paralizon transportin publik
BRUKSEL - Vrasja e një inspektori transporti me origjinë shqiptare ka paralizuar transportin publik në Bruksel. Qeveria belge ka njoftuar punonjësit e këtij sektori se 400 policë shtesë do të zbarkojnë në kryeqytet, për të rritur masat e sigurisë.
Viktima, 56-vjeçari Iliaz Tahiraj, i cili punonte prej 29 vitesh në rrjetin e transportit STIB u rrah me grushte në vendin e një aksidenti ditën e shtunë. Disa orë më vonë Tahiraj ndërroi jetë nga plagët e rënda që kishtë marrë në kokë.
Sulmi çoi ne mbylljen e metrosë së kryeqytetit belg dhe rrjetit të autobusëve gjatë fundjavës së Pashkëve, ndërkohë që i gjithë sistemi vazhdon të jetë i paralizuar edhe sot.
Inspektori shqiptar u sulmua në vendin ku ishte përplasur një makinë dhe një autobus dhe agresori i tij ishte pasagjer i njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident.
Sipas autoriteteve, 28-vjeçari i cili tashmë është arrestuar e qëlloi inspektorin me grusht në fytyrë, ndërsa 56-vjeçari përfundoi pa ndjenja në tokë.
Qindra kolegë të tij marshuan dje përmes qendrës së Brukselit duke protestuar kundër vdekjes së inspektorit me origjinë shqiptare. Premtimi për masa sigurie shtesë erdhi pas bisedimeve të një dite më parë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatave të transportit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)