Itali, Qeveria nxjerr në ankand frekuencat televizive
MILANO- Qeveria italiane e kryeministrit Mario Monti vendosi për të nxjerrë në ankand frekuencat televizive, që pushteti i mëparshëm ekzekutiv i Silvio Berlusconit donte t'i jepte falas, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik të cituar sot nga gazeta, "La Repubblica".
"Unë nuk mendoj se kjo është diçka e mirë, për të dhënë falas pasuri me vlerë, që i përkasin shtetit", deklaroi Corrado Passera, sipas gazetës së përditshme.
Qeveria e qendrës së djathtë e Silvio Berlusconit kishte vendosur për të dhënë falas gjashtë frekuenca televizive dixhitale tokësore, si pjesë e një procedure të quajtur, "Beauty Contest", konkurs bukurie, çka u dënua si një konflikt interesi nga opozita, ndërsa Kavalieri kontrollonte grupin e televizionit, "Mediaset".
Pas ardhjes së tij në pushtet në mes të muajit nëntor, qeveria e Mario Montit, që imponoi sakrifica të rënda për italianët si pjesë e një plani të ri të ashpër të miratuar në dhjetor, kishte njoftuar synimin e tij për të shqyrtuar procedurën e shpërndarjes së këtyre frekuencave.
Nxjerrja në ankand e këtyre gjashtë frekuencave do të përbëhet nga paketa të frekuencave me kohëzgjatje, me sa duket, të ndryshme", theksoi Passera.
(d.b/BalkanWeb)