E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit vizitë në Francë për shkëmbim eksperiencash

TIRANË- Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi një vizitë zyrtare treditore në Paris me qëllim shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave për fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë institucional dypalësh.

Në ditën e parë të vizitës, Avokati i Popullit zhvilloi takim me Mbrojtësin e të Drejtave të Njeriut, Z. Domenik Boudis, ku u vendos realizimi i disa eventeve me interes për institucionin shqiptar të Avokatit të Popullit dhe me ndikim në rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, Avokati i Popullit zhvilloi një takim të veçantë në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Kontrollit të Vendeve të Privimit të Lirisë. Në takim u konstatua se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për parandalimin e torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues duke ngritur struktura kombëtare efiçente të monitorimit të vend-privimeve të lirisë.

Avokati i Popullit zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Kombëtar Këshillimor të të Drejtave të Njeriut të Republikë s Franceze, Z. Mishel Frost. Gjatë këtij takimi, Avokati i Popullit prezantoi iniciativën e tij për krijimin e një kolegji kombëtar në Shqipëri, në përbërje të të cilit do të marrin pjesë të gjitha OJF dhe përfaqësues të medias, për të krijuar një front të përbashkët në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›