Superliga, Laçi 1 me 0 ndaj Apolonisë, në fushën asnjanëse të Shkodrës
SHKODËR- Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 37-të të pjesës së parë nga Valdano Nimani që laçjanët të merrnin tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur një rival direk në renditje si Apoloninë e Fierit.
Ndeshja Laçi-Apolonia është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, në një fushë asnjanëse, siç e përmban rregullorja e FSHF-së, pas dënimit që Laçi mori nga komisioni i disiplinës për ngjarjen e ndodhur fundvitin e kaluar në sfiden, Laçi-Kastrioti, ku në përfundim të ndeshjes u pat dhuaar gjyqtari kryesor Jemini.
Në një stadium pa spektatorë (edhe kjo e përcaktuar në masën e dënimit për laçjanët), përgjithësisht niveli i lojës ka qënë nënmesatar. Megjithatë, skuadra laçjane ka pasur më tepër epërsi territoriale, ku përveç golit të shënaur nga Nimani, pati edhe 2-3 raste të tjera të favorshme për të dyfishuar avantazhin.
Duke e ditur se ky rezultat ia shton shanset për të zbritur nga Superliga, fierakët janë lëshuar të gjithë në sulm në dhjetë minutat e fundit të takimit, ku edhe ritmi i lojës ka qënë edhe më i lartë.
Pikërisht në këto minuta, gjyqtari kryesor Peza, ka qënë i detyruar të nxjerrë shumë kartonë të verdhë për të dyja skuadrat, ndërkohë që pwr Ermullain e Laçit, pas dy të verdhave ka ardhur edhe i kuqi duke e lënë skuadrën me dhjetë futbollistë në fushë.
(el.me/BalkanWeb)