E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, shkëmbim zjarri mes të rinjsh, pranga 36-vjecarit me precedentë penalë

DURRËS- Shkëmbim zjarri mes disa të rinjsh, ka tronditur në orët e mbrëmjes (rreth orës 18:55) qytetin e Durrësit.

Burime të policisë së qytetit bregdetar bëjnë me dije se përplasja me arme,  e cila fatmirësisht  ka përfunduar pa lëndime në njerëz ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e plazhit në vendin e quajtur ‘Rrota e Kuqe’.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Indrit Dulen, person me precedentë penalë, ndërkohë që i ka sekuesteruar armën tip pistoletë, të cilen e ka perdorur ne ngjarje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e përplasjes si dhe për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në incident.

3 vite më parë 36-vjecari Indrit Dule është arrestuar nga policia me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë”, ku së bashku me dy persona të tjerë kanë tentuar të vrasin një efektiv policie. Gjithashtu Dule është dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë së personave të tjerë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›