E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në Afganistan, Obama: Incidenti nuk përfaqëson karakterin e ushtrisë së SHBA

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se është "thellësisht i trishtuar" për vrasjen e 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan.

Ai tha se rasti "nuk reflekton respektin që Shtetet e Bashkuara kanë për popullin afgan".

Presidenti i AfganistanitHamid Karzai menjëherë pas ngjarjes së rëndë, DEKLAROI se vrasjet në Kandahar kanë qenë të qëllimshme dhe ka kërkuar shpjegime nga NATO-ja.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, e ka siguruar Karzain përmes bisedës telefonike se "hetimet e plota janë në proces e sipër".

Ushtari amerikan, që raportohet të jetë rreshter stafi, ka dalë jashtë bazës së tij në Kandahar dhe ka shtënë drejt shtëpive të afganëve në fshatin Panjvai.Nëntë fëmijë dhe tri gra mësohet të jenë në mesin e të vrarëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›