E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlash Martika, personazhi fantazmë, që u vetëshpall model i “D&G”

TIRANË- Kemi pyetur në Tiranë për Vlash Martikën, modelin që sapo është futur në “Big Brother”, dhe menjëherë kuptuam që ai është goxha i njohur. Ndoshta kjo njohje vjen për shkak të punës që ai ushtron në fushën e modës prej disa vitesh. Vetëm se njohja e Vlashit i përfshin të dyja anët e medaljes. Disa thonë se ai është model profesionist dhe djalë punëtor. Thashetheme dhe informacione të shumta në portale të ndryshme në internet tregojnë se ai vuan nga deliri, hiqet si dikush që nuk është dhe ka preferenca biseksuale. Vetë Vlashi është prezantuar si një djalë në karrierë, i diplomuar në “Bocconi”, një nga universitetet më në zë të Milanos dhe se ka pozuar për firmën e njohur “Dolce&Gabbana”… Kjo e fundit u hodh poshtë, sepse në një revistë u publikua fotoja e modelit të “D&G”, të cilën vetë Vlashi e kishte montuar, duke zëvendësuar fytyrën e modelit me të tijën. Një tjetër rast ku pohimet e Vlashit u hodhën poshtë lidhet me “Festivalin e Këngës në RTSH” para dy vitesh. Vlashi doli në gazetat rozë dhe pohoi se do të ishte ai prezantues e festivalit, mirëpo kjo nuk ndodhi kurrë. Djali nga Durrësi shprehet se vjen nga një familje e pasur dhe me pozitë e shëtit në kryeqytet me makina luksoze, ndërkohë, shumë zëra thonë se ai është i varfër, në Itali ka bërë punë të rëndomta dhe se makinat luksoze nuk janë të tijat. Vlashi ka punuar në disa revista mode dhe ka qenë për dy sezone fashion-editor në programin “Albanian’s Next Top Model”. Aty, Vlashi është njohur dhe me Françeskën, një tjetër konkurrente të “Big Brother” me të cilën ka pasur afrimitet gjatë punës. Gjithashtu ai ka jetuar një fejesë disavjeçare me një vajzë nga Durrësi, me të cilën jetonte në Itali. Më pas është ndarë nga e fejuara dhe arsyeja thuhet se është zgjedhja e Vlashit për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri. Ky është viti i dytë që Vlashi konkurron për të qenë pjesë e këtij ‘reality show’, por vetëm sivjet arriti që ta pranonin. Sidoqoftë, e vërteta apo historia e Vlash Martikës, një gjë është e sigurtë, qëlliminpër t’u bërë i njohur ai më në fund e arriti. Tani na mbetet të dëgjojmë të vërtetën nga goja e vetë Vlashit, po për këtë duhet të presim derisa ai të dalë nga shtëpia e famshme…
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›