E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit vizitë zyrtare në Francë

TIRANË-Avokati i Popullit, Igli Totozani, niset sot për një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të Ombudsmanit francez, z.Dominique Baudis.
Sipas zyrës së shtypit të Avokatit të Popullit, pas takimit zyrtar me z.Baudis, gjatë vizitës së tij treditore, Avokati i Popullit, Igli Totozani, do të ketë takime me znj. Stephanie Carrere, Këshilltare Speciale për Çështjet Ndërkombëtare, z. Maryvonne Lyazid, i Kolegjit për Luftën kundër Diskriminimit dhe Promovimit të Barazisë, si dhe me një numër zyrtarësh drejtues të departamenteve mbrojtëse të të drejtave të njeriut në Francë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›